Më në fund Arbana ka ditëlindjen e ëndërruar: Në Milano me Diellin

Arbana Osmani kishte pritur ditëlindjen për t’ja bërë ‘bam’ me udhëtimin e parë në Itali, një nga destinacionet e preferuara të saj. Me Diellin në krahë, ajo ndau fotot e para nga Duomo.

Udhëtimin e realizoi për ditëlindje, ose të paktën këtë kuptuam nga postimet e saj që prej ditës së djeshme.

Prej javësh Arbana ka treguar sa shumë i mungojnë udhëtimet dhe disa kujtime i publikoi edhe në profilin e saj. Tashmë moderatorja u rikthye me një nga pasionet e saj dhe me Diellin në krah ky qe i pari postim. Me Jonin, Arbana ka publikuar shumë foto udhëtimesh, qëkur ai ishte fare i vogël e deri sot. Mesa duket familja e udhëtarëve do ketë edhe antarin e katërt nga sot e tutje dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim e të shohim destinacionin e tyre të radhës./revistawho.com