
“Më në fund ajo është këtu”/ Megan Fox bëhet nënë për herë të katërt, sjell në jetë femijën e saj me ish-partnerin Machine Gun Kelly
SHBA- Megan Fox solli në jetë fëmijën e saj me ish-partnerin e saj, Machine Gun Kelly. Aktorja e njohur në nëntor të vitit të kaluar me një fotosesion zbulues njoftoi se do të bëhej nënë për herë të katërt. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur Machine Gun Kelly me një postim në llogarinë personale në Instagram.
“Më në fund është këtu!! Fara jonë e vogël qiellore”, ka shkruar ai në postimin e tij, duke e shoqëruar tekstin me një video ku shfaqet duke mbajtur për dore fëmijën e tyre të porsalindur. Fox ka tre fëmijë të tjerë me ish-burrin e saj Brian Austin Green, nga i cili u divorcua në vitin 2020, ndërsa reperi ka një tjetër fëmijë.
Ish-çifti u divorcua në nëntor 2024, vetëm dy javë pasi njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Raportimet flisnin për komunikim të kufizuar mes tyre, megjithëse kishin shkëmbyer disa mesazhe, pasi Megan Fox kërkon që ish-partneri i saj të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijës së tyre. Edhe pse njerëzit e afërt të yllit 38-vjeçar kishin pohuar se Machine Gun Kelly po e tradhtonte, ai i kishte mohuar akuzat.
Pavarësisht marrëdhënieve të tyre miqësore, aktorja duket se nuk ka ndërmend të rilidhet me muzikantin. “Ajo i ka thënë atij se lidhja e tyre ka përfunduar përgjithmonë”, tha një burim për Us Weekly.
dosja.al