“Më mungon”. Wanda futet ‘live’ në rrjetet sociale, Icardi e mbulon me mesazhe: asnjë përgjigje, por flirt me L-Gante
Një episod tjetër i telenovelës argjentinase që thjesht nuk duket se e njeh fjalën fund. Historia mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi po arrin nivele që ndonjëherë janë të sikletshme. Sulmuesi i Galatasaray duket se nuk dëshiron t’i dorëzohet zgjedhjes së saj, për t’i dhënë fund lidhjes së tyre. Në fakt, ai vazhdon të ndjekë si hije të gjitha lëvizjet sociale të ish-bashkëshortes së tij dhe ta mbulojë me mesazhe. Si në rastin e një ‘live’ në Instagram të Wanda, në të cilin u fut me komente këmbëngulëse.
Kohët e fundit, Wanda nuk humbet asnjë rast për të bërë ndonjë ‘live’ në rrjetet sociale. Idea është përditësimi i mbi 15 milionë ndjekësve mbi “peripecitë” e jetës së saj. E në atë të fundit, ka ndërhyrë vetë Icardi që ka nisur të dërgojë mesazhe të shumta e këmbëngulëse: “Përshëndetje dashuri, më mungon!”, ka shkruar sulmuesi. E pastaj përsëri: “Kur do të kthehesh?”. Indiferenca nuk e dekurajoi: “Përshëndetje dashuria ime! Të presim”. Të gjitha komentet e shoqëruara me zemra të shumta elokuente. Mesazhet nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat, ashtu si dhe reagimi i argjentinases…
Duke lexuar komentet e ish-bashkëshortit tashmë, Nara u bë befas shumë serioze dhe pushoi së foluri. Për Mauron asnjë përgjigje. Ndërkohë, ajo vazhdon të shkëmbejë mesazhe me atë që flitet si ‘flaka’ e re, këngëtari L-Gante. Në postimin e fundit ajo shkruante “Të çoj në hënë”. E reperi nxitoi të komentojë: “Unë do të vij të të marr, do të zbresim në lagje me Mercedes Benz”. Përgjigja e Narës ishte gati: “Nuk ka rëndësi koha, sepse ai më preferon mua”. E Mauro, hesht.