“Më mungon shumë!”- Alesia Bami rrëfen fëmijërinë në fshat dhe bëhet nostalgjike

Alesia Bami u bë e njohur për publikun shqiptar kur filloi punë si velinë.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe format bombastike trupore, duke u kthyer në një nga femrat më të komentuara.

Në mediat rozë është përfolur shumë për zeshkanen seksi, edhe pse ajo është treguar e rezervuar për sa i përket zbulimit të detajeve nga jeta e saj personale.

Së fundmi, ish-velina ka rrëfyer se një pjesë të fëmijërisë e kaloi në fshat, duke e konsideruar si pjesën më të bukur të jetës së saj.

Moderatorja u shpreh se ishte një fëmijë “çapkën dhe trazovaç”, duke theksuar se i mungon jeta në fshat.

“Fëmijëria ime ka qenë e bukur sepse shtëpia në fshat ishte streha e lumturisë. Aty kalova një pjesë të fëmijërisë sime dhe ishte më e bukura. Isha një fëmijë çapkën, trazovaç nuk më pëlqente të luaja me kukulla por të rendja nëpër fusha. Kisha edhe shumë naze në ushqim.

Nuk haja tek shtëpia ime, nëse prindërit nuk më linin të haja tek shtëpia e shoqes, familja e së cilës nuk kishte të ardhura ekonomike. Më pas u rrita dhe prindër më regjistruan në shkollën e baletit dhe u detyruam të zhvendoseshim në Tiranë. Më mungojnë jashtëzakonisht shokët dhe shoqet në fshat, si edhe shtëpia e kujtime të bukura,”– rrëfeu Alesia Bami, teksa moderonte “Dream Team”.

/Panoramaplus.al