“Me mujt me kthy kohën”, kujt i drejtohet Butrint Imeri në projektin e radhës?

Me videon e fundit në ‘Instagram’, Butrint Imeri ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Këngëtari ka treguar se kënga e ardhshme do të quhet “Si përpara” dhe nga teksti kuptohet se flitet për një histori dashurie të mëparshme.

“Me mujt me kthy kohën ‘Si përpara’ shihemi të premten, 26.06, ora 14:00”, ka shkruar Imeri krah videos ku shfaqet duke kënduar një pjesë të këngës anash një pishine.

Me siguri fansat po e presin me padurim projektin e radhes së Butrintit, me të cilin do të shijojnë ditët e nxehta të kësaj vere.

Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, Imeri solli në version akustik të gjitha projektet e tij muzikore, të cilat u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tij.

revistawho.com