Me motora e bluza të stampuara, Romeo Veshaj niset drejt Vlorës: Unë jam Donaldi

Në shkrimin e djeshëm rreth katër finalistëve të “Big Brother VIP”, jo më kot përmendëm edhe Romeon. Donaldi u fut vetëm në “Big Brother VIP”, duke u ndarë për herë të parë nga Romeo pasi dy vëllezërit kanë qenë bashkë në çdo projekt. Megjithatë, duket se dhe Romeo ka qenë pjesë e formatit. Mesazhi me audio për Donaldin, ndërrimi i vendeve me të për të parë reagimet e banorëve, ardhja me parashutë, surpriza e fundit me helikopter, kanë qenë të gjitha shumë të komentuara dhe të pëlqyera nga publiku.

Mirëpo, po ashtu duhet thënë se Romeo ka bërë një punë shumë të mirë marketing për Donaldin. Përmendim këtu menaxhimin e rrjeteve sociale, ku poston foto e video funny dhe të pa para më herët rreth Donaldit duke marrë qindra mijëra klikime, historinë me xhinset aq shumë të përfolura të Donaldit që e ktheu në një histori shumë qesharake, pjesëmarrjen në emisione si “Portokalli” ku imitoi Donaldin, pjesëmarrja në koncerte ku është ngjitur bashkë me Elgit Dodën në skenë etj. Këtë javë ai ka qenë edhe më i angazhuar duke u përpjekur të gjejë mënyra nga më origjinalet për të mbështetur të vëllain, si për shembull kjo foto e zjarrfikësve:

Por e dini çfarë ka bërë së fundmi? Së bashku me disa persona të tjerë ai është veshur me bluza të bardha të stampuara me foton e Donaldit dhe tekstin “Unë jam Donaldi” dhe është nisur drejt Vlorës, qytetit të tyre të lindjes. Teksa ka postuar disa video në rrjetet sociale ai ka zbuluar se po nisen drejt qytetit bregdetar teksa ende nuk dihet se çfarë do bëjnë në vijim.

Shumë e kanë krahasuar përkrahen ndaj Donaldit nga Romeo dhe personazhet publike të ngjashme me një fushatë elektorale. Disa mendojnë se do ndikojë për mirë, disa për keq. Por, nëse do përkthehet kjo në fitim të 100 mijë eurove mbetet ende për tu parë.