“Më mori Bora në telefon”, Kledi Kadiu zbulon si i erdhi ftesa për kryetar jurie në DWTS

Balerini i suksesshëm Kledi Kadiu, ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri në “Më lër të flas”.

Kadiu, i cili do të jetë kryetari i jurisë së spektaklit më të madh të kërcimit në vend “Dancing with the Stars”, zbuloi sonte emocionet që ka për projektin që e riktheu në Shqipëri.

Ai tha se ftesën e mori përmes një telefonate nga Bora Zemani dhe u tregua i gatshëm të ishte pjesë e stafit të DWTS. Balerini tha se me eksperiencën e tij 17-vjeçare në skenat italiane, beson se ky spektakël premton shumë.

“Kam përgjegjësin e madhe të jem kryetar i jurisë së “DWTS”. Emocioni do jetë, përgjegjësia do jetë. Ky do të jetë një rikthim për publikun. Kam 32 vite që jam në Itali. Ftesa ishe shumë e papritur të them të drejtën. Erdhi telefonata e parë nga Bora Zemani, ajo ma tha. Ishte biseduar me Lorin dhe Sarën. Më tregoi se stafi donte të më kishte pjesë të jurisë. Për pagën nuk fola unë.. (qesh). Kam 17 vite eksperiencë me Marian në “Amici”. Ne nuk do te kemi të bëmë me profesionistë të mirëfilltë në balet. Janë patronazhe të ndryshëm që do të luajnë, por duhet pasur kujdes sepse zanati balerin nuk është i lehtë, është sakrificë”.

Kadiu do të jetë në juri me Valbona Selimllarin, Dalina Buzin dhe Armand Pezën. Data e premierës është 7 tetori, e premtja e ardhshme. Show i emocioneve të forta pritet të nisë dhe të gjithë po presin me padurim të ndjejnë magjinë. Emrat më të përfolur të showbiz-it, balerinët më të mirë, dhe të gjithë komponentët duket se janë mbledhur së bashku për të arritur një rezultat perfekt.

Top Channel