“Më mirë t’i thosha vdekjes më merr sesa të kaloja atë traumë të fortë”- Bujar Qamili tregon gjendjen pas infektimet me COVID-19: Kam lindur për të dytën herë
Këngëtari i njohur shkodran, Bujar Qamili ka rrëfyer tmerrin që kaloi gjatë periudhës që ishte infektuar me COVID-19.
Ai foli për “TV1 Channel” në një lidhje në Skype nga Italia, ku kishte shkuar edhe për tu kuruar pasi u prek nga koronavirusi.
Këngëtari tha se ka lindur për së dyti dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa theksoi se ka kaluar një traumë të fortë.
Bujar Qamili tha se “më mirë ti kishte thënë vdekjes më merr sesa të kalonte atë sëmundje”, ndërsa u bëri apel të rinjve të mbajnë maskën.
“Me të vërtetë kam kaluar një problem jashtëzakonisht shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, të dyndur në lokale, dyqane rrini pini kafe por vendoni maskën, kini kujdes. Ma besoni për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë. Më mirë t’i thosha vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë periudhë një muaj, a më shumë. Ka qenë shumë gjendje e rëndë, megjithatë falënderoj familjen time, por kam lindur për të dytën here mbas asaj trauma të fortë që kam kaluar,”– tha ai.
Bujar Qamili tregoi se i mungon shumë Shkodra dhe njerëzit e tij të afërt.
“Më mungon Shkodra, shokët e mi, njerëzit ti takoj, kafja që pi në mëngjes,”– përfundoi këngëtari.
/Panoramaplus.al