Me meshkuj gjysmë të zhveshur dhe veshje transparente, Rita Ora “çmend” rrjetin me fotosesionin e fundit të realizuar në Australi

Rita Ora tregoi përsëri format e saj të jashtëzakonshme gjatë një sesioni fotografik në plazhin Maroubra të Sidneit ditën e sotme.

31-vjeçarja me origjinë shqiptare u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa pozoi me veshje të tejdukshme me rruaza, së bashku me një roje shpëtimi gjysëm të zhveshur.

Trupi seksi i Rita Orës, këmbët e dobëta dhe krahët e zhdërvjellët ishin të dukshme në kostumin transparent, të cilin ajo e kombinoi me taka stileto ari, pavarësisht se ishte në plazh.

Flokët e krijueses së hitit “Body on Me” ishin stiluar thjshtë dhe grimi i saj ishte magjepsës, i përbërë nga një rimel neoni metalik dhe buzë natyrale.

Një tjetër foto tregon këngëtaren duke veshur një veshje të zezë që zbulonte dekoltenë e saj, të kombinuar me një minifund ngjyrë portokalli neoni që tregonte këmbët e saj të dobëta.

Rita u pa gjithashtu duke pozuar mbi një varkë shpëtimi në surf me një bluzë të bardhë dhe strece të zeza të ngushta deri në lëkurë, që tregonin edhe një herë fizikun e saj.

Këngëtarja Rita Ora paraqiti edhe nje album shumëngjyrësh në Instagramin e saj, veshur me sytjena shumëngjyrëshe rrjetë dhe me flokët e saj ngjyrë blu, duke ndare me fansat veshjet e saj të javës.

Këngëtarja aktualisht ndodhet në Australi për talent shown “The Voice “ ku ajo është pjesë e jurisë. Ajo postoi në Instagram një foto me sytjena të vogla jeshile lime me një xhaketë sportive ngjyrë vjollcë.

Flokët e saj u shfaqnin një brez blu me ngjyra të ndezura. Ajo kompletoi look-un me një larmi vathësh të trashë ari dhe jeshil, një unazë dhe dy varëse me zinxhirë të trashë. Për një foto tjetër ajo ka paraqitur një veshje me një bluzë të ëmbël me pika.

Në një tjetër fotosesion bukuroshja u pa e veshur me një fustan shumëngjyrësh ndërsa qëndronte në një varkë shpëtimi në surf e rrethuar nga një grup shpëtimtarësh seksi. Grupi i shpëtimtarëve tërhoqën varkën përgjatë rërës, duke e lejuar Ritën të kishte momentin e saj të njohur si “Baywatch”.

Panorama.al