Me mëngjesin më të ëmbël, Arbana Osmani i zbulon të gjithëve mikun e parë të Diell

Mëngjesin e sotëm, Arbana Osmani duket se e ka nisur në formën më të ëmbël. Moderatorja ka ndarë pak nga momentet me Diell, i cili gjendet pranë me macen e shtëpisë.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar Arbana krah videos ku ka zbuluar vetëm dorën e të voglit. Ndonëse kurioziteti i ndjekësve duhet të jetë shumë i madh, moderatorja duket se nuk dëshiron ta ndajë pamjen e vogëlushit me të gjithë.

Ashtu siç na ka treguar nga postimet e ndryshme në llogarinë e saj, Osmani e ka kaluar shumë mirë periudhën pas ardhjes në jetë të djalit mes të qeshurash e anagzhimesh të ndryshme. Njëherazi Arbana i ka ftuar ndjekësit të bëhen pjesë e sezonit të ri të ‘Dua të të bëj të lumtur’, ka gatuar dhe ka kaluar kohë me mikeshën e saj, Xhemi, duke treguar për të gjithë se gjithçka ka shkuar shumë mirë, ndonëse hera herës i duhet të nxitojë për disa orare.

revistawho.com