Me lot në sy! Aktori Nick Cannon: Djali im 5 muajsh vdiq nga tumori në kokë

Siç shpjegoi Canon , problemi shëndetësor i Zenit të vogël filloi kur ai ishte vetëm 2 muajsh. Ai dhe nëna e vogëlushit vunë re se koka e tij dukej më e madhe.

Aktori dhe prezantuesi Nick Cannon shpërtheu në lot gjatë transmetimit të emisionit të tij kur njoftoi para shikuesve se djali i tij pesë muajsh kishte ndërruar jetë nga një tumor në tru. Djali i tij, i quajtur Zen, u diagnostikua me një tumor në tru kur ishte 2 muajsh. Aktori ka përshkruar në kamera momentet e fundit të djalit të tij, duke treguar se në ditën e fundit të jetës e nxori në plazh.

Siç shpjegoi Canon , problemi shëndetësor i Zenit të vogël filloi kur ai ishte vetëm 2 muajsh. Ai dhe nëna e vogëlushit vunë re se koka e tij dukej më e madhe.

Diagnoza fillestare e mjekëve ishte se lëngu po grumbullohej në kokën e Zenit. Megjithatë, pas ekzaminimeve ata zbuluan një tumor në tru që kishte nevojë për një operacion të menjëhershëm. Fatkeqësisht, tumori u rrit me shpejtësi, duke rezultuar në vdekje vetëm tre muaj më vonë.

Cannon ka një total prej gjashtë fëmijëve të tjerë. Ai ishte i martuar me Mariah Carey me të cilën ka dy fëmijë.

(a.b)/dosja.al