“Me lekët që të sollëm bëj…”- Rozana Radi u kujdes që Fiori Dardha të merrte urimin dhe surprizën më të bukur për ditëlindje

Moderatorja Fiori Dardha festoi dje 41-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime pafund në rrjete sociale, si dhe shumë dhurata nga miqtë e ftuar në festën që stafi i emisionit që drejton i kishin organizuar.

Fiori ka ndarë disa imazhe nga mbrëmja e djeshme, ku vihet re një ambient i zbukuruar me tullumbacë e lule. Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen, ishte torta.

Rozana Radi ishte kujdesur që t’i bënte një surprizë të bukur e ta bënte të buzëqeshte, pasi këto kohë kanë qenë të vështira për moderatoren që humbi nënën nga kanceri.

“Me lekët që të sollëm, bëj cicat”– ishin fjalët që Rozana kishte zgjedhur për të shkruar tek torta.

Por, krahas fotove, Radi i dedikoi edhe disa fjalë zemre koleges dhe shoqes së saj.

“Në jetën tonë, të patë janë ata persona që na bëjnë të mos besojmë në momentet e vështira. Persona që na dhurojnë kohën dhe përkushtimin e tyre!

Një shpatull ku mund të qajmë që nuk të kërkon asgjë në këmbim, por që merr shpërblimin e dëshiruar kur aty gjejmë atë çlirim emotiv për të cilin të gjithë kemi nevojë në momente të vështira. Dhe kjo shpatull quhet shoqëri!

Ti për herë të parë nga dita që nëna të lindi, nuk e pate pranë atë! Humbja e saj është mungesa më e madhe e jetës tëndem asgjë tjetër në këtë jetë nuk mund të të mbushë boshllëkun e saj.

E di që e kishe të vështirë sot. Do jetë njësoj dhe nesër, ta thotë dikush që e ka provuar në lëkurë, por unë jam mësuar të gëzoj e të jetoj për të. Sot vendosëm të gjithë që të të gëzojmë ty në ditën tënde të lindjes dhe jam e sigurt që nëna jote tek të ka parë me njerëz të dashur në këtë ditë të veçantë, është e qetë duke festuar me engjëjt për ty!

Mos harro kurrë që: ‘Miqtë e vërtetë janë si yjet: mund t’i dallosh vetëm kur pranë teje është errësirë’.

Gëzo dhe jeto çdo ditë. Mos e largo buzëqeshjen nga fytyra. Ashtu siç qeshe me shkrimin tek torta. Megjithatë, shkrimi nuk është për të qeshur, ka ardhur koha që ti të bësh ‘cicat’, sepse kur je përballë dukesh sikur je me shpinë”, përfundoi Rozana.

Panorama.al