“Më ktheni Dr.Florin”, Landi i përlot të gjithë me dedikimin prekës

Kanë kaluar plot 5 vite nga humbja e artistit të njohur Dr.Flori dhe dhimbja vazhdon të jetë si në ditën e parë tek njerëzit e tij më të dashur. Këtë gjë na e vërtetoi sot miku i tij më i mirë dhe pjesëtari i grupit muzikor West Side Family, Landi Hysi me postimin e fundit që ka shpërndarë në ‘Instagram’. Teksa kthehet shumë kohë pas me një foto ku shihet bashkë me Dr.Florin, Armir Shahinin dhe Flaka Krelanin, ai shkruan: “Në djall trofetë. Të gjitha! Më ktheni Dr.Florin!”.
Flori-2
Në këto pak fjalë, ndihet qartë dhimbja e Landit. Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit, Landi i ka qëndruar pranë familjes së tij. Ai ka qenë prezent në çdo ditëlindje dhe festë bashkë të tyren, duke i ndihmuar për të lehtësuar sadopak dhimbjen.