“Më kthe paratë që pagova pijet”, djali i shkruan vajzës që e takoi në një klub: Meqë nuk shkuam bashkë…

Një vajzë ka zbuluar nëpërmjet një postimi në “Twitter”, sesi takoi një djalë në një klub, i cili i ofroi një pije dhe më pas i kërkoi t’i kthente paratë.

Studentja e mjekësisë, me emrin Chlo Matthews në llogarinë e saj në “Twitter”, postoi bisedën e shkurtër që ka bërë me Danny-n.

Chlo-Matthews-2

Ky i fundit, fillimisht i kishte shkruar për ta pyetur se kush ishte. Chlo i shpjegon se ishte vajza me fustanin xhins që kishte takuar mbrëmjen e shkuar.

Me të konfirmuar se ishte ajo, Danny i thotë diçka që ajo nuk e priste.

Chlo-Matthews-3

“E këndshme. Mund të mi kthesh paratë për ato pijet që pagova mbrëmjen e shkuar meqë nuk shkuam në shtëpi bashkë dhe nuk ia vlejti..lol x”, i shkruan djali.

Ky postim mori mijëra komente, ku kishte nga ata përdorues të “Twitter”-it që e këshillonin studenten që t’ia kthente paratë djalit të pasjellshëm.

Madje shumë persona mbetën të habitur nga ky reagim i djalit, sa nuk e besonin dot. “Kjo është një shaka besoj. Deri këtu ka arritur shoqëria?”.

Chlo-Matthews-1

Chlo u thotë komentuesve se vazhdimi i mesazheve ka qenë edhe më i turpshëm nga ana e tij.