Me këto foto nga pushimet dhe fëmijëria, Lori Hoxha i dedikon fjalët më të veçanta motrës së saj për ditëlindje
Ditën e sotme trashgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha feston sot ditëlindjen e saj. Në rrjetet sociale nuk ka munguar as urimi nga motra e saj, Lori, e cila i ka dedikuar fjalët më të ndjera duke rikujtuar edhe shumë momente nga rrugëtimi i tyre sëbashku.
“Isha duke kërkuar për një foto për ta postuar në nder të ditëlindjes së saj dhe kuptova se ajo është në pjesën më të madhe të fotove të mia dhe është po e njëjta gjë edhe në jetën reale.
Asgjë në jetën time nuk është e sigurt, por ajo është dhe ajo duhet të festohet çdo ditë. Dua të bëj të mundur që të gjithë ta dinë sa mirënjohëse jam që unë e kam atë pasi nuk do mund ta përballoja jetën pa të. Të dyja e dimë se gjërat nuk kanë qenë të lehta, por ajo bën të mundur që unë mos të kaloj asgjë e vetme. Ajo është njeriu më i arsyetueshëm dhe gjithmonë del nga kornizat e saj për t’i bërë të tjerët të ndihen të veçantë duke i bërë ata të buzëqeshin ose duke iu përplasur të vertetën në fytyrë herë pas here. Ajo është nëna më e mirë për djemtë e saj të vegjël dhe gjen gjithmonë kohë për të organizuar udhëtimet e mia, pasi le të jem e sinqertë unë do të isha e humbur pa atë.
https://www.instagram.com/p/B7d0W8wlJZT/?utm_source=ig_embed
Shpresoj të mos jetoj as edhe një ditë të vetme pa ty @sarahoxha Shijoje këtë vit të mrekullueshëm në jetën tënde. Mezi po pres të festoj me ty sot dhe gjithmonë”, ka shkruar Lori krah fotove më të veçanta pranë Sarës.
Kujtojmë se Lori i ka dedikuar gjithmonë urimet më të veçanta motrës së saj, duke treguar publikisht se ajo ka qenë një nga mbështetjet më të mëdha të saj./revistawho.com