“Më ke prishur banesën…”/ Si u kërcënua ish-deputeti socialist për para nga 24-vjeçari në Tiranë
Kanosja ndaj ish-deputetit të Partisë Socialiste dhe biznesmenit, Vladimir Kosta për dhënie pasurie i ka kushtuar shtrenjtë një të riu në kryeqytet.
24-vjeçari Selman Totraku është arrestuar nga policia, ndërsa i janë sekuestruar edhe dy kaçavida.
“Më ke prishur banesën, duhet të më paguash”, një mesazh të tillë i ka shkuar disa herë në celular ish-deputetit Vladimir Kosta. Ky i fundit, i frikësuar, ka shkuar dhe ka bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës.
Nga numri telefonik është verifikuar personi dhe ndërsa është lënë takim në një ambientet në zonën e Saukut.
Burime bëjnë me dije se Kosta ka shkuar i shoqëruar bashkë me disa punonjës policie, por 24-vjeçari ka arritur t’i identifikojë agjentët dhe ka tentuar të larguar me shpejtësi.
Me qëllim për ta trembur një nga punonjësit ka qëlluar në ajër me armë zjarri ku pas ndjekjes është arritur të kapet nga policia.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal. Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik”, njoftoi policia.
voxnews.al