“Më ke kërkuar të bëjmë seks!”- Konkurrenti i “Për’puthen 40+” hedh akuza të rënda ndaj Stela Nikollit. Arjan Konomi: Mashkull maskara…
Mes Stela Nikollit dhe Armando Abazit plasi një debat i ashpër gjatë puntatës së djeshme në “Për’puthen 40+”.
Armando e akuzoi publikisht Stelën se ka kryer marrëdhënie intime me një nga konkurrentët e tjerë në program dhe e cilësoi si një shembull të keq të shoqërisë.
Ndërkohë, këto fjalë të rënda, Stela nuk i ka duruar dot shumë gjatë dhe zgjodhi të largohej nga studioja.
Stela Nikolli: Do të dal nga këtu se nuk e duroj dot më këtu. E mban veten në kamerave ndërsa jashtë kamerës je dhunues. Dua mos të më flasësh më, kam të drejtë të bëj ç’të dua.
Armando Abazi: Kujdes kujt i tregon gishtin.
Stela Nikolli: Ti duhet të dalësh nga emisioni se je shembull i keq, më ke kërcënuar! Më ke thënë kur kemi dalë nga studioja ‘ta tregoj unë ty!’. Kam ardhur të gjej dashurinë e time se jeta ime është e mbushur me stres, por atë nuk e duroj dot.
Armando Abazi: S’më duron dot se unë të çjerr maskën. Ju po lini nam nëpër rrugët e Shqipërisë dhe në plazhet e Shqipërisë.
Stela Nikolli: Ai është një person i dhunshëm. Kur kemi dalë jashtë, më ka thënë “Ta tregoj unë ty.” Ti nuk e ke vendin këtu, unë kam të drejt të zgjedh, jo të dhunoj. Është turp për ty.
Armando Abazi: Ti je ajo femër që më ke kërkuar seks mua, më ke kërkuar të bëjmë dashuri bashkë.
Pas këtyre fjalëve, Stela doli nga studioja, ndërkohë që Arjan konomi nuk i la dy fjalë pa ia thënë Armandos.
“Je i pafytyrë nëse e thua publikisht që të ka kërkuar seks. Burrëri është ti thuash që të dalim bashkë pasi kemi bërë këto gjëra. Që një mashkull është pis dhe maskara kur përmend që femra i kërkon seks në një moment dobësie. Pse ia nxjerr asaj? Për ta çarmatosur? Ik o mashkull i pafytyrë”,- tha Arjan Konomi