‘Më kapën tri shtojzovalle’, Edmond Tupe e thotë troç: E kam tradhëtuar gruan
Shkrimtari i njohur, Edmond Tupe i ftuar në emisionin “Casa de los tres”, në “Ora News”, e ka thënë troç se e ka tradhëtuar gruan. Tupja tregoi sesi tre shtojzovalle e kapën me detyrim.
“Fatkeqësisht ose fatmirësisht e kam tradhtuar por nuk kisha çfarë të bëja më kapën tri shtojzovalle, tri vajza të bukura dhe më përdhunuan”, tregoi Tupja.
Shkrimtari shtoi se një rast i tillë nuk quhet tradhëti sepse sipas tij tradhëtia e vërtet është shmangia.
“Kujdes nuk quhet tradhti. Tradhtia është fjalë shumë e rëndë. Do quaja tradhti ndaj të dashurës ose të dashurit një shmangie. Tradhtia e vërtetë është kur e braktis njëherë e përgjithmonë. Nëse dikush ka një lajthitje qoftë momentale, fizike apo shpirtërore me dikë nuk është”, u shpreh Tupja.
“Një franceze, shoqja e shoqes sime, kur isha student thoshte kur unë shoh që ai i vjen vërdallë një femre nuk e prish gjakun, se e di që do kthehet prapë. Por kur shoh një femër që i vjen vërdallë tim shoqi atëherë bëhem bishë thoshte”, tregoi shkrimtari.