“Më kanë bo me faj, të kanë bo me faj”/ Pas daljes nga BBV Beatrix shkruan një këngë për Donaldin dhe historinë e dashurisë, ja teksti
Historia e dashurisë që lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt tashmë do të jetë pjesë e një kënge. Bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor që ka publikuar këngëtarja Beatrix Ramosaj, i cili mban titullin “Faj”.
“Tani mund të dëgjoni anën time të historisë!”, ka shkruar këngëtarja në një postim. “Nga zemra për të gjithë ju, sidomos ty”, shton më tej Ramosaj në një postim në Instastory.
Kujtojmë që këngëtarja nga Kosova doli së fundmi nga shtëpia e famshme.
Teksti i këngës duket si një dedikim që Beatrix i bën Donaldit dhe historisë së tyre të dashurisë.
Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfen paragjykimet që ka marrë. Ajo thekson se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.
Beatrix thekson se nuk bëhet pishman për të qenë përkrah Donaldit ndërsa shton se së shpejti do të jenë bashkë.
TEKSTI
Ti je (x2)
Më kan bo me faj, të kan bo me faj
Na kan bo me faj, oh…
Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë
thua na kuptojnë?
Shohin ç’do lëvizje, humbim nëpër shtigje
Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet
Lëre! lëri se ça thonë (më the)
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton
Tjerët! lëri t’xhelozojnë
oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë.
ah-ah-ah..
jo nuk e kthej
jo nuk e kthej, jo
jo nuk e kthej, jo
se kështu e ndjejmë! oh…
gjykimet e tjerëve skanë vlerë, jo.
të thonë ç’të duan.
ohh-ohh-ohh
Luajmë me zjarrë
ohh-ohh-ohh
veç ngroht na mban.
Lëre! lëri se ça thonë
Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton
Tjerët! lëri t’xhelozojnë
oh se kanë, se kanë idenë se cfarë ne përjetojmë.
Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda
na shumë shpejt kemi me u pa.
View this post on Instagram