Aktori i njohur izraelit gjendet i pajetë në plazhin e Tel Avivit!
Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior. Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin. Së fundmi, ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur…
“Kozeta kishte lidhje edhe me shumë të tjerë”, nëna e Ilirjan Selmanit mohon akuzat për të birin: Djali im nuk është vrasës
Sanie Selman, nëna e Ilirjan Selmanit 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar kategorikisht përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë, duke e konsideruar të pamundur që ai të ketë kryer një krim të tillë. Në një deklaratë emocionale jashtë kamerave, ajo ka shprehur tronditjen për situatën dhe…
Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot…
“Më kafshoi në fytyrë një mi”: Motra e CR7 tregon fëmijërinë kur Ronaldo ishte i varfër
Fëmijëria e vështirë e Cristiano Ronaldos, pa paratë e sotme, ishte e njohur prej kohësh. Por këtë herë bëhen publike detaje, që i shtojnë një kapitull të ri kësaj historia kaq komplekse e me raste edhe e dhimbshme.
E motra e CR7, ish-këngëtarja e tani një influencer Katia Aveiro ka rrëfyer në Instagram: “Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej me tulla e kur isha pak muajshe u kafshova në fytyrë nga një mi, nuk më vjen turp ta them. Falë Zotit, ime më erdhi në kohë, përndryshe tani do të isha shumë më e shëmtuar. Jam rritur në një lagje të varfër e mësova të vlerësoj gjithnjë atë pak gjë që kisha”.