“Më ka shkruar njëri ‘do martohem me ty’”- Argjira Spanca “vë në lojë” Graciano Taganin, ja si iu përgjigj balerini
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë kthyer në një ndër çiftet më të ndjekur të showbizz-it shqiptar.
Moderatorja kosovare dhe balerini i njohur shqiptar tashmë nuk i kursejnë videot në rrjete sociale bashkë.
Së fundmi, Argjira ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram-in e saj dhe pyetjet më të shumta ishin në lidhje me jetën e saj private.
Madje, fansat i kanë kërkuar blogeres t’i bëjë pyetje provokuese partnerit të saj për të parë se si do të reagojë.
“Thuaji Gracianos ‘nuk të dua’”, i shkruan një ndjekëse dhe pasi Argjira ia thotë këto fjalë balerinit, ai iu përgjigj: “Çfarë mi?! Hë, të pyeti ndonjë aty (në Instagram)?”.
Ndërsa një fanse tjetër i shkroi: “Thuaji Gracianos më ka shkruar njëri për një lidhje”. Ja biseda mes çiftit:
Argjira Spanca: O beb!
Graciano tagani: Plaç o Zot, se na çmende!
Argjira Spanca: Më ka shkruar një tip në Instagram që do të martohet me mua.
Graciano tagani: Thuaji ‘do të të çoj një ftesë në dasëm’.
Argjira kohët e fundit ka humbur shumë kilogramë, dhe ndryshe nga ajo që mendojnë fansat (për shkak të dashurisë), moderatorja tregoi se i ka ndodhur për shkak të stresit që përjeton para një projekti që i është besuar.