“Më ka penguar të dilja me dashurinë e jetës time”- Melisa Lleshi flet për herë të parë për lidhjen me Andi Shehun dhe zbulon si nisi gjithçka
Andi Shehu dhe Melisa Lleshi konfirmuan pas shumë muajsh se janë në një lidhje dashurie.
Ishte ish-konkurrentja e “Për’puthen” që ndau lajmin me të gjithë me anë të videoklipit të këngës së saj, në fund të së cilës ata shfaqeshin duke shkëmbyer puthje pasiononte.
Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte e ftuar tek “Roped with Olsi”, Melisa zbuloi se pëlqimin për Andin e ka pasur deri në fillim dhe se kur ka kërkuar të realizojë takime me të, nuk e kanë lejuar duke i thënë se po ndërhynte mes tij dhe Tea Trifonit.
23-vjeçarja zbuloi se në fillim dyshja takohej në lokalin e Shehut e më pas edhe në parkingun e makinës.
“Olsa më ka penguar pëlqimin tim kryesor që sot është dashuria e jetës time”,– u shpreh Melisa për qëndrimin e saj në program.
Kur u pyet se cili e ka dhënë puthjen i pari, ajo tha: “Andi”. Çifti ka nisur edhe bashkëjetesën me njëri-tjetrin dhe po shijojnë çdo moment që kalojnë bashkë.
Ndërsa për mamin e Andit, këngëtarja tha se është shumë e mirë dhe shprehu dëshirën që ta kishte gjithë jetën ‘vjehrrë’. Nga ana tjetër, mamaja e Melisës është më strikte por ish-konkurrentja tha se tani e ka pranuar dhe e mbështet.