“Më ka ndryshuar jetën”, për Ylli Limanin, viti 2022 ishte më i miri dhe më i vështiri!

Yll Limani ka qenë një prej artistëve më aktivë të këtij viti.

Së fundmi, ai ka bërë të diturse po e mbyll vitin 2022 në një mënyrë shumë të mirë, por jo vetëm.

“2022 ma ka ndryshuar jetën përgjithmonë. Ka qenë viti më i miri dhe më i vështiri i jetës time. Faleminderit të gjithë juve që më keni përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe. Faleminderit që e doni muzikën time …mirënjohjen time nuk do të di kurrë me e shpreh qysh ju e meritoni! Faleminderit le ta bëjmë këtë 2023. Gëzuar”, ka shkruar Ylli në postimin e mbylljes së vitit 2022.