“Më ka ndaluar të bëj fëmijë”- Tmerri për Britney Spears vazhdon, babai konservator i këngëtares i ka vendosur këtë pajisje në trup

Britney Spears është në një betejë ligjore prej shumë vitesh me babin e saj, për të hequr kontrollin që ai ka mbi jetën dhe financat e këngëtares.

Së fundmi, Spears ka deklaruar se babai i saj konservator nuk lejon që ajo të ketë më shumë fëmijë, shkruan “People”.

“Unë dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem një fëmijë. Kam një (IUD) (pajisje intrauterinë) brenda vetes time në mënyrë që të mos mbetem shtatzënë. Ata nuk duan që unë të kem më shumë fëmijë,”– pretendoi Spears.

“Unë meritoj të kem një jetë! Unë kam punuar gjithë jetën time. Unë meritoj të bëj një pushim dy deri në tre vjet dhe të bëj atë që dua të bëj“,- tha nëna e dy fëmijëve, djali Jayden, 14 vjeç dhe Preston, 15 vjeç, të cilët erdhën në jetë nga marrëdhënia me ish-burrin, Kevin Federline, me të cilin ajo u divorcua në 2007.

Spears është takuar me të dashurin aktual, Sam Asghari që nga viti 2016 pasi u njohën në setin e videoklipit të saj “Slumber Party”.