“Më ka marrë malli”, Elhaida i bën Ledianit dedikimin romantik për ditëlindje!

Elhaida Dani dhe balerini i njohur Ledian Agallijaj, prej disa muaj po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, e cila nisi “Dancing with the stars”.

Dyshja po jetojnë romancën e tyre larg njëri-tjetrit. Angazhimet profesionale kanë bërë që Elhaida të kthehet në Francë kurse balerini ndodhet në Tiranë.

Sot Lediani feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një dedikim nga partnerja e tij.

Sigurisht që Ehaida u kujdes që të ndante një postim në rrjete sociale, duke ndarë fjalë të ëmbla për partnerin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen zemër. Më ka marrë malli”– shkruan ajo.

Bordo