“Më ka lënë me pasoja në jetën time”, Rozana Radi zbulon arsyen që e shtyu mos të jetë më në koncerte
Artistja e njohur Rozana Radi, ka hequr dorë nga koncertet muzikore prej disa vitesh. Ajo është angazhuar më tepër me biznesin e saj dhe emisionin investigativ ku moderon bashkë me Fiori Dardhën. Edhe pse shkëputja nga skena ka ardhur gradualisht, Rozana e ka marrë këtë vendim për një arsye të veçantë. Në një intervistë për “Glamour Zone”, ajo ka zbuluar skenën e pakëndshme që e shtyu drejt këtij vendimi. Ajo tregoi një skenë paniku që i ka ndodhur me fansat e saj.
“Nuk dua të prek asnjeri por janë disa fansa që kanë dëshirë të jenë non-stop me mua dhe e kam kohën shumë të limituar. Një ndër arsyet që e kam ndërprerë muzikën dhe nuk shkoj më kurrë në koncerte është dhe arsyeja e fansave. Unë e kam lënë pas një koncerti në Vlorë, në të cilin ishin mbledhur disa fansa të mi. Pasi bëra foto, i përshëndeta, ndejta me to, u nisa drejt Tiranës dhe e kisha të pamundur sepse filluan të më gjurmonin mbrapa me makinë dhe më krijoi si një tip paniku. Kjo më ka lënë pasoja në jetën time”, shprehet këngëtarja. Pavarësisht largimit nga skena, Rozana ka patur shumë sukses në fusha të tjera artistike si dizenjatore dhe moderatore.