‘Më ka ik truni kur e mora vesh’/ Vrau nënkomisarin në Lezhë, flet shoku i Aldi Ramës: E ka vrarë Policia!

Shoku i Aldi Ramës thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten, por se i riu është vrarë nga Policia, ndërsa hedh hije dyshimi mbi plumbin që ka marrë i riu.

Shoku i Aldo Ramës, autorit që ekzekutoi dje nënkomisarin Saimir Rama ka treguar detaje të tjera për mikun e tij. Në një intervistë për Report Tv, thotë se ai nuk beson se ai ka vrarë veten, por se i riu është vrarë nga Policia, ndërsa hedh hije dyshimi mbi plumbin që ka marrë i riu.

“Unë kam qenë tek shtëpia kur më ka dalë gjumi, pashë në telefon filan fistëku ka bërë këtë gjë, nuk po e besoja. Aldi Rama vret policin, po si thonë se ka vrarë veten unë them se shteti do të mbulojë të veten, pasi policia i ka gjuajtur tij, se mua më tha një shok se ka plumba automatiku e jo pistolete. Dje kam qenë me të duke bërë xhiro nëpër Lezhë. E ka pasur jetën e vështirë. Do ishte mirë që të dorëzohej, se i ka gjuajtur vetes mua nuk më besohet, por polica do të mbulojë veten. Më ka trondit shumë, më ka ik truni kur e mora vesh si shoku jonë vrau efektivin e policisë. Kam qenë i shokuar,”-tha ai.