“Më ka bërë të kuptoj se vlej”- Adriana Matoshi feston 1 vjetorin e lidhjes me futbollistin afrikan 19 vite më të ri: Të dyve na krijoi Zoti! Jemi shembulli më …

Deputetja kosovare, Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan, Keith Groeneveld festojnë përvjetorin e lidhjes së tyre.

As diferenca në moshë, as ngjyra dhe as paragjykimet nuk arritën të ndikojnë në lumturinë e çiftit, të cilët po shijojnë ditët më të bukura në krah të njëri-tjetrit.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, aktorja ka falënderuar partnerin 19 vite më të ri që është pjesë e jetës së saj.

Ajo shkruan se Keith Groeneveld megjithatë gjithë kësaj periudhe kurrë nuk është mundur të ndryshojë diçka tek ajo dhe e ka pranuar me të këqijat e të mirat e saj, duke e bërë të kuptojë se vlen.

“Keith kurrë nuk më ka thënë mos qesh shumë, mos e hapën gojën e madhe, po dukesh keq, mos e vesh këtë se dukesh e dobët, pse të ka dalë kjo puçërr në ballë, po të vjen era djersë, çfarë është kjo fytyrë e ënjtur, pse i foli atij, pse e përqafon atë, kush është ky djalë që ke bërë like, pse e bërë follow. Kurrë për asnjë moment nuk ka tentuar të ndryshojë diçka tek unë, më ka pranuar me të mirët dhe të këqijat e mia. Për 1 vit më ka bërë të kuptoj se unë vlej dhe e falënderoj për të gjithë dashurinë dhe respektin që më ka dhënë deri tani,”- shkroi Adriana Matoshi krahas një foto ku pozon me futbollistin.

Ndërsa në një tjetër postim shtoi: “Duar unë, duar Keithi; Sy unë, sy Keithi; Hundë unë; hundë Keithi; Këmbë unë, këmbë Keithi; Zemër unë, zemër Keithi; Të dyve na ka krijuar i njëjti Zot! Nuk po shpërndajmë urrejtje dhe nuk jemi shembull i keq për të tjerët: jemi shembulli më i mirë për të treguar se zemra nuk gënjen kurrë. Dëgjoje zemrën për të qenë i lumtur.”

/Panoramaplus.al