Me jelek anti-plumb, shqiptarja në gjyq: Më rrëmbeu vajzën për 5 vite, e ka droguar
Klodiana Çela doli ditën e sotme përballë gjykatës greke, pasi akuzohet për plagosjen ndaj ish partnerit. Me jelek anti-plumb, e rrethuar nga oficerët e policisë shqiptarja ka dalë përpara gjykatës në Athinë, për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
“Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet. Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër” tha ajo në sallën e gjyqit.
Vajza që pa me sy të gjithë ngjarjen u dërgua në departamentin e të miturve për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të.
BURIMI: Protothema.gr
(a.b)/dosja.al