“Më janë dashur vite ta pranoja”, Victoria Beckham rrëfen: Nuk jam e bukur dhe s‘do përpiqem kurrë të…

Victoria Beckham mendon se nuk është e bukur dhe është shprehur se u janë dashur vite për të pranuar papërsosmëritë e saj.

45-vjeçarja, e cila konsiderohet gjerësisht si një nga gratë elegante dhe më në modë në planet, foli rreth pamjes së saj dhe të metave në një intervistë për Harper’s Bazaar.

Ajo u shpreh: “A mendoj për veten se jam e bukur? Jo, absolutisht jo. Por unë bëj më të mirën nga ajo që kam. Shoh papërsosmëritë dhe të metat e mia dhe buzëqesh: Është ajo që unë jam dhe nuk do të përpiqem ta ndryshoj atë. “

Ndërsa shtoi se iu desh shumë kohë për të pranur veten ashtu siç është.

“Më është dashur një kohë e gjatë, shumë e gjatë për të kuptuar se në të vërtetë jam në rregull.”