“Me ish-at nuk ruaj raporte”- Këngëtari shqiptar flet për jetën private: Nuk do të frymëzohesha kurrë nga ato

Dren Abazi së fundmi ka folur për jetën private dhe ka treguar se nuk ruan raporte me ish-partneret e tij.

Ai ishte i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Live from Tirana” në “Top Albania Radio”, ku dhe foli pa doreza.

Artisti është shprehur se nuk mund të kesh miqësi me dikë që më parë e ke pasur të dashur dhe kësisoj as nuk është frymëzuar për të bërë ndonjë këngë për to.

Ai ka thënë se është inspiruar nga histori të vërteta për projektet e tij muzikore, po asnjëra prej tyre nuk ka pasur lidhje me të dashurat që ka pasur.

Për shumë këngëtarë ish-at shndërrohen në muza nga ku lindin albume të suksesshme, por unë nuk mbaj raporte me asnjë nga ish-at e mi. Nuk besoj se pas ndarjes mund të ketë ndonjë miqësi dhe nuk do të frymëzohesha kurrë nga to”,- u shpreh Abazi.

Dreni është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën private dhe deri më sot nuk ka bërë asnjë lidhje publike. Ai është shprehur se ka dashur gjithmonë që njerëzit të fokusohen tek karriera dhe jo tek jeta personale e tij.