Më i bukuri i Italisë vendos të bëhet prift, habit arsyeja!
3 vjet më parë u votua si mashkulli më i pashëm i Italisë; rruga e tij e modelingut ishte e hapur, dhe gjithcka dukej se shkonte mjaft mirë për 21 vjecarin Edoardo Santini. Ai ishte vetëm 17 vjec kur u shpall më i bukuri i vendit në 2019-tën, në një konkurs të organizuar nga grupi i modës ABE, dhe tani papritur rrëfen se ka marrë një vendim që ka thyer zemrat e shumë vajzave.
Pas një jetë të kaluar me studimin e dramës dhe kërcimit, me shpresën që një ditë të bëhej një yll, Edoardo njoftoi në rrjetet sociale se do të hiqte dorë nga karriera e ëndërruar për t`iu përkushtuar besimit.
‘Në moshën 21-vjeçare e gjej veten në rrugën drejt të bërit prift, dashtë Zotin,’ tha ai, duke treguar se i ishte bashkuar një seminari pranë Firences.
I riu tregoi se një vit më parë kishte jetuar me dy priftërinj, duke e cilësuar këtë gjë si përvojën më të mirë të jetës së tij. Bukuroshi tha se do të vazhdojë të ndjekë rrugën e tij të re, pavarësisht reagimeve.
Bordo