“Më helmove zemrën”, mesazhi i dhimbshëm i vajzës së parodistit
Ajo nuk do ta pranojë humbjen e të atit, Muhamet Likës. Madje askush nga ne. Që prej ditës së djeshme humori shqiptar, por dhe kushdo që i ka parë e riparë kushedi sa herë nëpër skena parodistët e Vlorës është në zi.
E bija e Metit, siç të gjithë e njohin, ka shkruar një mesazh ku ndërsa me dhimbje të madhe i dedikon të atit disa fjalë.
“O jeta ime, o Dritë o shpirt o dashuri e përjetshme, me helmove zemrën, me morre jetën dhe mua. Të Dua pafundësisht shumë . Idhulli Krenaria ime Forca ime Jeta ime. U prehsh në Paqe o Engjelli im”, është ky mesazhi i vajzës.
Humori shqiptar që dje ndodhet në zi, pasi është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare Muhamet Lika, njëri nga parodistët e Vlorës.
Aktori i njohur i humorit ka ndërruar jetë në Itali, për shkak të atakut kardiak. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e zemrës.
Muhamet Lika ishte martuar me Zhanetë Likën, ishte babai i 2 fëmijëve dhe gjyshi i 3 nipërve dhe mbesave.
Shfaqja e tij e fundit ne Teatrin e Vlorës ka qenë “koktejl në piano bar” e ardhur në skenën vlonjate me 13 prill.
Që prej asaj kohe mësohet të ketë shkuar në Itali. Për tu mbajtur në mbikqyrje për problemet që ka pas me zemrën.
Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.
Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. /Gazeta Liberale