Me grupin e Ilirit apo me të Donaldit është Arbana Osmani? Ja si përgjigjet moderatorja
Donald Veshaj ka “ngacmuar” me pyetjen e tij në intervistën që i ka bërë moderatores Arbana Osmani gjatë spektaklit të datës 1 Janar, duke dashur të dijë se me cilin “grupim” brenda shtëpisë së Big Brother VIP është ajo.
Kjo për shkak se banorët vetë por edhe jashtë shihet se mes tyre ka grupime që shpesh janë quajtur një grup i Ilirit dhe një grup i Donaldit.
Por Arbana është shmangur me delikatesë nga përgjigja për këtë pyetje.
”Ti Arbana flet shpesh për grupime në shtëpi, po ti vetë me cilin grup je?,- pyeti Donaldi.
”Unë jam me produksionin, nuk jam me asnjë grup. Jam me grupin e produksionit.”,- u përgjigj Arbana Osmani.
Kjo ishte një intervistë që aktori e kishte kërkuar me shumë dëshirë prej kohësh dhe iu dha mundësia në spektaklin e 1 janarit për t’i bërë pyetjet e tij pikante moderatores së Big Brother VIP.