“Me gjithë dyshimin e madh që pata…”, Juliana Pasha tregon a do të marrë pjesë në ‘Kënga Magjike’

Shumë nga këngëtarët pjesëmarrës tek ‘Kënga Magjike’ kanë qenë skeptikë nëse do të këndojnë apo do të tërhiqen nga ky spektakël. Shkak ka qenë tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë.

Një nga konkurrentet, është edhe këngëtarja Juliana Pasha. Ajo, përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se me gjithë dyshimin e madh që ka patur për të qenë pjesëmarrëse, vendosi të jetë pjesë e ‘Këngës Magjike’ dhe e misionit të saj #këndojpërtëndërtuar.

Juliana-2

“Fati e deshi qe kete vit pervecse te jem konkurentja e fundit e @kengamagjikeofficial te ngjitem ne skene ne momentet me te veshtira, se pari si njeri e me pas si artiste.
Me gjithe dyshimin e madh qe pata per te qene pjesmarrese pas gjithe dhimbjes dhe panikut qe kemi kaluar keto dite te gjithe si popull, vendosa te jem pjese e Kenges Magjike dhe e misionit te saj #kendojpertendertuar.

Ndoshta shume prej jush do te mendoni se eshte nje gabim i madh per ne artistet te kendojme ne nje kohe kur dhimbja ka pushtuar zemrat e gjithesecilit nga ne, por une mendoj se kemi nevoje edhe per pak buzeqeshje…., qetesi shpirterore dhe me se shumti Besim.
Plaget nuk shuhen por muzika rilind zemrat sikur dielli.

Me shpresen e madhe tek Zoti uroj qe secili prej jush te rilind pak nga pak cdo dite.

Zgjodhem kete veshje me nje personifikim ne mendje.
Ngjyrat bardh e zi si nje simbol i jetes.
Pas cdo dhimbjeje (e zeza) vjen gezimi (e bardha)
Dhe fjongo e madhe e zeze ne nderim te te gjithe jeteve te humbura”, shkruan Juliana krahas postimit në Instagram. Ajo do të konkurrojë me këngën “Nuk do qaj”, e cila që me prezantimin e parë duket se është pëlqyer mjaft nga publiku shqiptar.