Me fustan nusërie të zi, Kozeta Kurti: Nuk ka të zezë ters!
Gazetarja Kozeta Kurti dhe partneri i saj, Hektor i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar marrëdhënien e tyre me një ceremoni të bukur ku i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit të shtunën, më 8 korrik.
Pas fotove nga ceremonia, gazetarja ka zgjedhur të ndajë një video krah partnerit me copëzat më të bukura nga mbrëmja, ku në ‘Instagram’ ka falënderuar të gjithë miqtë që e kanë mbështetur në ditën e saj të veçantë.
Nga ana tjetër, Kozeta ka zgjedhur t’i japë fund ‘zërave’ dhe komenteve të shumta lidhur me fustanin e saj të veçantë, i cili kishte të ndërthurur ngjyrën e zezë dhe larg tradicionalit.
Gazetarja shkruan “ S’ka të zezë ters! E zeza as nuk e di që është e zezë dhe as çfarë përfaqëson. Ne ja japim kuptimet ngjyrave, por edhe nëse na qenka e mira dhe e keqja, edhe vetë jeta i ka të dyja!”.
“Do të kem kohë boll për të ndarë disa momente nga ky rrugëtim e për të shprehur mirënjohjen për miqtë tanë që na mbështetën, por meqë ka bërë përshtypje ky fustani bardh’ e zi, me sa lexova në rrjet, po ndalem fillimisht këtu, për të falënderuar _lira.koca ❤️ që i bëri netët ditë për të mbaruar dy fustanet e mia.
S’ka të zezë ters! E zeza as nuk e di që është e zezë dhe as çfarë përfaqëson. Ne ja japim kuptimet ngjyrave, por edhe nëse na qenka e mira dhe e keqja, edhe vetë jeta i ka të dyja!”, shkruan Kurti në ‘Instagram’.
View this post on Instagram
/Dritare.net