Me fotot më të ëmbla nga ‘baby shower’, Olta Boka zbulon familjen e madhe ‘Rrokaj-Boka’

Pas lajmit të ëmbël të shtatzënisë, Olta Boka ka ndarë me ndjekësit foto të familjes së saj të madhe, duke i falenderuar të gjithë për urimet dhe fjalët e mira.

“Ju falenderojmë me shpirt për të gjithë dashurinë e pafund që na keni transmetuar me urimet tuaja të përzemërta. Ju urojmë më të mirat. Ju urojmë më të mirat familja Rrokaj/ Boka”, ka shkruar këngëtarja krah postimit të fundit ku ka ndarë fotot nga ‘baby shower’ i organizuar për vogëlushen që do të vijë shumë shpejt në jetë.

Olta tregoi me anë të një postimi dy ditë më parë se këto 9 muaj është ndjerë shumë e lumtur dhe se tashmë është gati të nisë një tjetër kapitull, edhe më të bukur në jetën e saj.

revistawho.com