Me fotot e djemve, Sara Hoxha tregon rregullat e saj të mëmësisë!
Kur vjen puna te mëmësia, trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha është treguar gjithmonë e hapur me ndjekësit e saj duke treguar detaje para dhe pas shtatzanive.
Tashmë ajo është nënë e dy djemve, Londonit dhe Romanit, e sigurisht nuk duhet të jetë aspak e lehtë t’i përballosh.
Mirëpo, në një seri pyetje-përgjigjesh në Instagram Sara ka treguar edhe rregullat e saj të mëmëisë.
E pyetur për orarin e fjetjes së djemve, Hoxha ka treguar se djemtë flenë 12 orë, nga ora 7 e pasdites deri në 7 të mëngjesit.
Nga ana tjetër, teksa u pyet për produket që përdor për barkun pas shtatzanisë, ajo shkruan: “Kam përdorur gjëra që me siguri nuk funksionojnë se e kam barkun plot strija!”
“Duhet të bësh atë që beson se është më e mira për fëmijën tënd”, – shkruan Sara, e pyetur nëse i ushqen djemtë me ushqime të gatshme për bebe. “Roman kërkon t’i hajë copëzt e ushqimit vetë, kurse Londoni është ushqyer me pure më gjatë. Por vazhdoj dhe insistoj që ose të hanë të gjithë ç’ka ka në pjatë, ose të mos hanë fare. Mos i ndryshoni kurrë vaktet e tyre. Ashtu mësohen të zgjedhin dhe të jenë selektivë në ushqim”.
Kështu, përveçse mësuam disa nga rregullat e mëmësisë së Sara Hoxhës, morëm edhe disa këshilla që mund t’i përdorin të gjitha nënat e reja./News31