Me fotot e adhurueshme, Paris Hilton zbulon portretin e të birit!

Paris Hilton ka prezantuar zyrtarisht botën me djalin e saj Phoenix. 42-vjeçarja më në fund ka zbuluar fytyrën e djalit të saj në një seri fotosh të publikuara të enjten. Hilton, e cila e mirëpriti të voglin nëpërmjet një nëne surrogate me bashkëshortin Carter Reum, dukej e mrekullueshme teksa mbante në krah të birin. Këngëtarja e “Stars Are Blind” kishte veshur një mantel të bardhë ndërsa ishte duke përqafuar djalin e saj, të cilin po ashtu e kishte veshur me veshje në të njëjtën ngjyrë.

Babai krenar Reum, gjithashtu 42 vjeç, iu bashkua dyshes nënë-bir për një nga foto, duke i dhuruar një puthje në ballë gruas së tij. “Jam shumë e fiksuar pas engjëllit tim të vogël dhe kur ai më shikon në sy, unë thjesht shkrihem”, tha Hilton në një intervistë për Glamour UK të botuar të enjten. “Ai është një fëmijë kaq i mirë”.

Më herët Paris Hilton ka folur edhe për vendimin e saj për të sjellë një bebe në jetë me anë të një nëne surrogate. “Ndjeva se jeta ime ka qenë kaq publike, me të vërtetë doja ta mbaja private”, tha ajo. “Sigurisht, ishte e vështirë të mos i tregoja askujt, sepse ishte një kohë kaq emocionuese. Por më pëlqeu gjithashtu që mund ta ndaja këtë vetëm me Carter-in”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Fotot e reja u publikuan vetëm një ditë pasi Hilton zbuloi emrin unik të djalit të saj. “Emri i djalit tim të bukur është Phoenix Barron Hilton Reum. Dhe Carter dhe unë jemi shumë krenarë që e mirëpresim atë në botë”, tha ajo në podcastin e saj “This Is Paris” të mërkurën.

“Unë kam planifikuar emrat e fëmijëve të mi për vite dhe vite”, tha Paris, teksa shpjegoi gjithashtu rëndësinë e emrit të tij të mesëm, i cili nderonte gjyshin e saj të ndjerë, Barron Hilton. “Ai ishte gjithmonë mentori im. Ishim shumë afër dhe më mungonte çdo ditë, kështu që me të vërtetë doja ta nderoja duke pasur emrin e tij në emrin e djalit tim të parë”, tha ajo.

Hilton dhe Reum filluan të takoheshin në fund të 2019-s, dhe sipërmarrësi i propozoi në shkurt 2021. Çifti u martua nëntë muaj më vonë.

Bordo