Me foton pranë Kroit, Bieta tregon se nuk mund të ishte më ngrohtë se kaq

Pushimet e Vitit të Ri po mbarojnë dhe duket se të gjithë po shijojnë ditët e fundit pranë më të dashurve të tyre.
Kështu ka ndodhur edhe me moderatoren e njohur, Bieta Sulo, e cila ka publikuar një foto krah vogëlushit të saj, Kroi.
“Më ngrohtë se kaq? Duke u mbajtur fort pas njëri-tjetrit në ditët e fundit të pushimit”, ka shkruar Bieta krah fotos ku shfaqet në ambientet e shtëpisë së bashku me djalin duke shijuar pushimet në të. Me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më të dashura të moderatores, duke qenë se shumicën e kohës ajo shihet e angazhuar në emisionin e përditshëm të ekranit të ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’.
Kujtojmë se Sulo ka publikuar herë pas here foto nga më të ëmblat ku shfaqet krah Albanit apo dhe më të vegjëlve të familjes, Kroi dhe Joel.

/revistawho.com