Me foton më të bukur të Arbenitës me barkun e rrumbullakosur, Fero konfirmon gjininë e foshnjës së tyre
Modelja Arbenita dhe reperi Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi është bërë publik nga vetë çifti vetëm pak ditë më parë, ndërsa sot babai i ardhshëm na ka konfirmuar gjininë e foshnjës.
Teksa ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të Arbenitës, në të cilën ajo shfaqet me një fustan ngjitur pas trupit dhe në sy bie barku i rrumbullakosur, Fero shkruan: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave. Kjo lë të nënkuptohet se çifti do bëhen prindër të një vajze.
Në foto dallohet qartë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak Arbenitën dhe se ajo vazhdon të ketë të njëjtat linja perfekte trupore. Pavarësisht se pritja e ëmbël po shkon drejt fundit duket se modelja nuk ka shtuar shumë në peshë. Këto kohë ajo ka qëndruar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë.
Panorama.al