Me foton e vogëlushit të saj, Sara Hoxha jep një mesazh të fortë
Kryefjala e mediave këto ditë ka qenë marshimi i organizuar dje nga sheshi Nënë Tereza. Ky marshim mblodhi shumë njerëz, ndër to edhe personazhe të njohur. Mes tyre kanë qenë edhe trashëgimtaret e “Top Channel”, Lori dhe Sara Hoxha. Sot kjo e fundit ka vendosur ta nisë ditën me një mesazh të rëndësishëm. Duke qenë nënë e dy djemve, Sara shkruan se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shoqërinë është të rrisim fëmijë të sjellshëm dhe të edukuar mirë. Këtë mesazh ajo e ka shoqëruar me foton e vogëlushit të saj, Roman.
Kujtojmë se e gjithë kjo ngritje masive, mori shkak nga përdhunimi i një vajze 15-vjeçare nga roja i saj i shkollës, megjithatë Shqipëria ka hasur mjaft raste të tilla dhe shumë prej tyre kanë mbetur pa u denoncuar nga frika e paragjykimeve. E gjithë protesta e djeshme ishte e përqëndruar tek femra, liria dhe të drejtat e saj dhe u mbështet nga shumë personazhe të njohur.