Me fotografinë e vajzës në dorë, refugjatja nga Ukraina jep mesazhin e fortë para syve të botës
Bozhena Boriak, një refugjate ukrainase, mori pjesë në Konferencën për të Ardhmen e Europës me afër 30 bashkëkombas të saj në Strasburg.
Për t’i shpëtuar brutalitetit të pushtimit rus, Bozhena u detyrua të linte shtëpinë e saj dhe kur iu dha rasti për të folur para botës, ajo nxori fotografinë e vajzës së saj për të përçuar një mesazh të fortë.
“Kjo fotografi e vajzës time pas dy dite udhëtimi nga Kievi për në kufirin polak, ku ajo pyeti për një lule në një kafene polake. Ajo e mbante lart për secilin që mund të shihte, me këto fjalë: “Shiko mami, jemi të gjithë ne. Jemi sikur petalet”. Ajo kishte të drejtë. Ne jemi petale të bashkuara në një lule – familja jonë europiane”.
Fjalimi u saj u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit, të cilët në fillim të konferencës nderuan të vrarit nga agresioni rus në Ukrainë me një minutë heshtje. /Express