ME FOTO/ Ermal Mamaqi kërcënohet publikisht nga profili i reperit Fero: Shumë i shpejtë je, por kam me ta thy edhe ty…
Prej ditësh profili zyrtar në Instagram i reperit Feronit Shabani, është në duart e hakerave, që mesa duket nuk kanë ndërmend ta lëshojnë, derisa të demaskojnë Feron.
Por, ndër të tjera, me anë të profilit të reperit, ata kanë kërcënuar publikisht dhe Ermal Mamaqin, duke i thënë se do të marrin dhe Instagramin e tij, shumë shpejt.
“@ermalmamaqiofficial Shumë je i shpejtë. Veç shumë shpejt kam me ta thy Instagramin edhe ty”- ka shkruar hakeri në një nga postimet e këtyre ditëve.
Ndërkohë në profilin e reperit Fero, vazhdojnë postimet provokuese, dhe me tone ngacmuese, duke treguar se ai ende nuk ka arritur të marrë në dorë privatësinë e tij.
R.L/Dosja.al