Me FOTO/ E tërheqin zvarrë… momenti kur trupi i Jan Prengës nxirret nga kështjella e Hajrajve

Prenga fillimisht, pasi është rrëmbyer nga Kamza është dërguar në shtëpinë e dy vëllezërve Hajri, Emiljano dhe Altin, të cilët kanë në pronësi edhe kompleksin “Golden”.

Dosja.al ka siguruar një foto të momentit kur trupi i Jan Prengës nxirret nga kështjella e Hajrajve. Sikurse është bërë me dije nga grupi hetimor Prenga fillimisht, pasi është rrëmbyer nga Kamza është dërguar në shtëpinë e dy vëllezërve Hajri, Emiljano dhe Altin, të cilët kanë në pronësi edhe kompleksin “Golden”.

Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive edhe për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Ata janë: Gentian Doçi, Dritan Gramoz Rexhepi, Gentian Bleta dhe Korado Doda.

Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.

Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.

(a.m/dosja.al)