Me flokë të shkurtra dhe me balluke, Fifi tregon me këtë foto të rrallë se si dukej gjatë fëmijërisë

Mbrëmjen e djeshme, Fifi postoi në Instastory një foto nga fëmijëria, kohë gjatë së cilës këngëtarja i ka pasur flokët e zeza, të shkurtra dhe me balluke.

Ajo ka pozuar krah të afërmve të saj, por nuk dihet se ç’moshë mund të ketë pasur.

Përveçse është një ndër këngëtaret më të mira në industrinë e muzikës, Fifi ka tërhequr vëmendjen edhe me ndryshimin që ka pësuar në pamje.

Prej pak kohësh, këngëtarja mori vendimin për të rënë në peshë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Ajo nuk ka pasur kurrë komplekse për format e saj trupore dhe gjithmonë ka zgjedhur të flasë hapur për këtë.

Pas balonit gastrik dhe një diete të shëndetshme ushqimore, ndryshimi në peshën e këngëtares është mëse i dukshëm.