Me fishekzjarre e gota vere/ Uroi kunatin për ditëlindje, Oriola Marashi pendohet dhe zhduk foton nga Instagrami, nis aventurën në Korfuz

Momentalisht Oriola ndodhet në Korfuz aty ku po kalon mrekullisht nën shoqërinë e miqve të saj. Një prej tyre feston ditëlindjen, më saktë kunati i modeles

Tashmë që puna është ndërprerë për shkak të koronavirusit, modelja Oriola Marashi po shijon pushimet e verës në maksimum.

Momentalisht Oriola ndodhet në Korfuz aty ku po kalon mrekullisht nën shoqërinë e miqve të saj.

Një prej tyre feston ditëlindjen, më saktë kunati i modeles e nuk kanë munguar festimet, që nga gotat e veres e deri te fishekzjarret.

(Nuk dimë ta saktësojmë, vëllai i futbollistit Eros Grezda apo partneri i motrës së saj, Xhulias. Kjo pasi Oriola nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, veçse një urim.)

‘Edhe 100 kunat. 30 minuta fishekzjarre vazhdojmë pak‘- shkruan në postimin e bërë mbrëmjen e djeshme nga vetë modelja, për të cilin duket se u pendua pasi është fshirë.

Ndoshta Oriola është rrëmbyer nga emocionet e momentit dhe ka dashur që këtë moment dhe urim ta ndante me të gjithë ndjekësit e saj, mirëpo mund të jetë kthjelluar mëngjesin e sotëm dhe e ka fshirë nga instastory.

(A.B)/Dosja.al