Më fal?! Meryl Streep qenka ndarë nga bashkëshorti para ca vitesh

Meryl Streep dhe (ish)bashkëshorti Don Gummer bëjnë jetë të ndara prej 6 vitesh, konfirmoi Page Six, duke nënkuptuar se martesa 45-vjeçare e aktores dhe artistit ka marrë fund.

Meryl, 74 vjeç dhe Dom, 76 vjeç, janë ndarë, por ata vijojnë të kujdesen për njëri-tjetrin. Një zëdhënës tha në emër të ikonës së kinemasë: “Dom Gummer dhe Meryl Streep janë ndarë prej më shumë se 6 vitesh, por ata vijojnë të kujdesen për njëri-tjetrin. Thjesht kanë zgjedhur të bëjnë jetë të ndara”.

Streep dhe Gummer u prezantuan nga vëllai i aktores, Harry, në vitin 1978. Asokohe, partneri i saj, Jon Cazale, kishte ndërruar jetë nga kanceri i mushkërive. Streep dhe Gummer u martuan në të njëjtin vit dhe që prej asaj kohe, e kanë mbajtur marrëdhënien shumë private.

Ata kanë 4 fëmijë: Henry Wofle, 43 vjeç, Mamie, 40 vjeç, Grace, 37 vjeç dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç, gjithashtu kanë edhe 5 nipër dhe mbesa.

Anabelmagazine