Më e mirë e ëma se e bija, kështu ishte ajo shprehja? Apo jo Tayna?

Më e mirë e ëma se e dija, është kjo shprehja e parë që të bie ndër mend kur sheh një foto të Taynës, me mamnë e saj. Ndonëse reperja nuk publikon shpesh me prindërit, ditëlindjet kanë qenë gjithmonë një formë mirënjohjeje për të ndaj më të dashurëve të saj.

“Urime ditlindjen mami💜 qishtu t’kom nejt e kom me t’nejt ton jeten”, ka shkruar Tayna krah fotos ku shfaqet në prehërin e mamsë bionde sa moderne dhe e qeshur.

Komentet kanë nisur menjëherë, por ne nuk e dimë e s’jemi të sigurt nëse vëmendja maksimale lidhet realisht me reperen apo me mamanë e saj. Ju si mendoni?/revistawho.com