“Më e dobët se kurrë”: Fansat të shqetësuar për pamjen e Jennifer Lopez mes ndarjes nga Ben Affleck!

Jennifer Lopez promovoi se fundi linjën e re ‘JLo Beauty’, mes pretendimeve se martesa e saj me Ben Affleck ka përfunduar. Artistja 54-vjeçare u shfaq në Instagramin e markës për të reklamuar, “Ultimate Body Kit”.

E ulur në një divan duke treguar këmbët e saj të tonifikuara, Lopez ka folur para kamerës teksa ka dhënë më shumë detaje për linjën. Krijuesja e hitit “On The Floor” kishte veshur një palë pantallona të shkurtra dhe taka për klipin promovues. Flokët e saj me ngjyrë mjalti ishin stiluar në një kapëse me kthetra dhe ajo kishte vënë syze dielli rozë, Gucci. Por fansat thote se ajo duket me e dobet se kurre me pare. Ky ndryshim i Jlo u lidh me Ben Affleck, meqë këto kohë u përfol se ata janë ndare.

“Ajo duket shumë e hollë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale. Ylli i “Hustlers” dhe aktori i famshëm thuhet se po përjetojnë një krizë të madhe në martesën e tyre.

Bordo